75 Vjetori i Veprimtarisë Sh.K.A. Agimi

Prizren, 3 dhjetor 2019

Posta e Kosovës ka emetuar dy pulla postare për nder të 75 vjetorit të veprimtarisë së Shoqërisë Kulturo-Artistike “Agimi” nga Prizreni.

Pullat janë prezantuar mbrëmë për herë të parë para publikut, në ngjarjen kulturo-artistike të organizuar në Prizren nga ShKA “Agimi”. Përfaqësuesve të saj u janë dhuruar edhe pulla postare të punuara në pllakë bronzi.

Me veprimtarinë e bujshme dhe shumë të pasur kjo shoqëri kulturore ka dhënë kontribut të madh për Kosovën dhe tërë kombin shqiptar.