Sekogramet

Cekogramet – janë letrat e shtypura me Alfabetin  e Braille-it (në formë pikash të ngritura) - të dedikuara personave të verbër, klishe me shenja të cekografisë apo incizime tonale si dhe letër speciale për persona të verbër.

E vetmja gjë që duhet bërë është që dërguesi mbi zarf (pliko) ta vërë shenjën “Cekogram” - për trafikun vendor, ndërsa për atë ndërkombëtar - “Cekogramme”.

Pesha maksimale e cekogramit nuk mund të jetë mbi 7 kg. Këtë shërbim Posta e Kosovës e ofron falas.