Aerogramët

Aerogramët - janë dërgesa të shtypura në një letër, e cila paloset në mënyrë të tillë që të formohet një drejtkëndësh me dimenzione përafërsisht 110 x 220mm.

Aerogrami ka një faqe të pastër në dispozicion të dërguesit për ta plotësuar sipas kërkesës së tij. Në pjesën e sipërme ka të shënuar me germa të mëdha fjalën ”AEROGRAM” si dhe vendin për adresën e marrësit dhe dërguesit.

Aerogrami i palosur ka një anë të lyer me ngjitës (si kapaku i zarfit), i cili shërben për ta mbyllur aerogramin në mënyrë që të mos mund të lexohet përmbajtja. Marrësi për të lexuar aerogramin duhet ta pres në vendin e caktuar që është shënuar me një vijë dhe që lejon shpalosjen e rregullt të aerogramit.