Shërbimet e veçanta

Dërgesat postare te porositura, “R”

Letrat e porositura rekomande (“R”) – janë letrat që nga dërguesi, përmes një taksë të posaçme dhe etiketës “Rekomande” me numër përkatës, u sigurohet trajtim i veçantë përmes regjistrimit, që nga pranimi, përcjellja për në destinacion e deri te dorëzimi përmes nënshkrimit të marrësit të caktuar.më shumë

Dërgesat gjyqësore kundërvajtëse dhe administrative

Letrat gjyqësore, kundërvajtëse dhe administrative - janë letërdërgesat gjyqësore, kundravajtëse dhe administrative – që përcillen përmes zarfëve të kaltërta apo të bardha më fletëkthesën e ngjitur për zarf (formularë që përdoren vetëm nga këto institucione dhe për kërkesat e tyre).më shumë

Dërgesat postare ekspres, “EXPRESS” ose “EKSPRES”

Shërbimi urgjent “Express” - mund të zbatohet te çdo lloj dërgese, duke u siguruar atyre përparësi krahasuar me dërgesat e rëndomta.më shumë

Dërgesat postare me vlerë të deklaruar, “VD”

Dërgesat me vlerë të deklaruar “VD” - janë dërgesat për të cilat deklarohet vlera e dërgesës sipas mënyrës së paraparë me rregulloren e shërbimeve postare. Dërgesat me vlerë të deklaruar duhet të futen në zarf apo në ambalazh të përshtatshëm (i patejdukshëm) që ta siguroj përmbajtjen nga dëmtimet eventuale gjatë transportit dhe përpunimit.më shumë

Dërgesat postare me kundërpagesë, “KD”

Paraqesin dërgesat me shërbim të posaçëm për te cilat marrësi me rastin e tërheqjes së dërgesës nga zyrat postare obligohet ta paguaj shumën e ngarkuar në dobi të dërguesit. Vlera e deklaruar duhet detyrimisht ti përgjigjet vlerës reale të dërgesës.më shumë

Dërgesat postare me lajmërim marrje “AR”

Dërgesat me lajmërim marrje “AR” – konsiderohen ato letërdërgesa, që përcillen nga personat fizikë apo subjektet juridike në zarfe të ndryshme me fletëkthimin e bashkangjitur, që dërguesi e merr dhe plotëson në zyrën postare, meqë përmes fletëkthimit në fjalë të njoftohet për dorëzimin e dërgesës marrësit.më shumë
previous

1-6 Nga 13

next