Dërgesat postare me kundërpagesë, “KD”

Paraqesin dërgesat  me shërbim të posaçëm për te cilat marrësi me rastin e tërheqjes së dërgesës nga zyrat postare obligohet ta paguaj shumën e ngarkuar në dobi të dërguesit. Vlera e deklaruar duhet detyrimisht ti përgjigjet vlerës reale të dërgesës.

Pasojat e mos deklarimit të vlerës reale janë përgjegjësi e dërguesit.

Kur dërguesi kërkon që kundërpagesa ti kalohet në llogarinë e tij bankare të plotësuar , ai është i detyruar të deklarojë xhirollogarinë dhe bankën përkatëse . Tarifat e pranimit të dërgesës postare me kundërpagesë arkëtohen nga marrësit e dërgesave.

Dërgesat  me ketë shërbim duhet ti vihet etiketa me shenjën Kundërpagesa “KP”