Dërgesat postare me vlerë të deklaruar, “VD”

Dërgesat me vlerë të deklaruar “VD” - janë dërgesat për të cilat deklarohet vlera e dërgesës sipas mënyrës së paraparë me rregulloren e shërbimeve postare. Dërgesat me vlerë të deklaruar duhet të futen në zarf apo në ambalazh të përshtatshëm (i patejdukshëm) që ta siguroj përmbajtjen nga dëmtimet eventuale gjatë transportit dhe përpunimit.

Mbi dërgesën postare me vlerë të deklaruar, në shërbimin e brendshëm përdoren  etiketat vetëngjitëse siguruese postare “V” (vlera e deklaruar), që përmban emrin e zyrës  pranuese dhe numrin e  dërgesës postar me vlerë të deklaruar si dhe peshën e saktë në gram të vendosur në anën e majtë të sipërme të faqes së adresës së marrësit.

Shuma e vlerës së deklaruar për letra e dokumente që përfaqësojnë një vlerë për shkak të ribërjes së tyre nuk mund të tejkalojë shpenzimet eventuale të këtyre dokumenteve në rast humbjeje. Përmbajtja e letrës me vlerë duhet ti përgjigjet vlerës reale të deklaruar.

Dërgesat me vlerë te deklaruar duhet ta kenë vlerën prej së paku 10 euro dhe jo më shumë se 1000 euro.