Qendra Tranzite Postare

Qendra Transite Postare luan rol shumë të rëndësishëm në veprimtarinë e Postës së Kosovës, përveç që ka karakter operativ dhe institucional është e pranuar ndërkombëtarisht  nga Unioni Postar Botëror (UPU).


Karakteristikat ndërkombëtare të QTP-së janë :


Adresa e mbërritjes se letërdërgesave postare LC/AO me ndërmjetësimin e zyrave këmbyese ndërkombëtare është me kodin aeropostal të Prishtinës XZPRNA për territorin e Kosovës.
Ndërsa, adresa e mbërritjes së kolipostës me ndërmjetësimin e zyrave këmbyese ndërkombëtare është emëruar Prishtina CP si dhe kodi aeropostal për koli XZPRNB.


Gjithashtu QTP-ja kryen edhe procedurën e paraparë të përpunimit dhe shpërndarjes së dërgesave të QTP-së, me ç’ rast:


QTP-ja ka këmbim ditor me 113 zyra këmbyese vendore në 7 rajonet e Kosovës, e kjo do të thotë se për çdo ditë të gjitha dërgesat postare vijnë në Qendër nga këto rajone, bëhet përpunimi dhe sortimi i tyre dhe të nesërmen dërgohen në destinacionin e caktuar.