Lista e mallrave të ndaluara

Në dërgesat postare ndalohen :

a.    Për veç dërgesave postare me vlerë të deklaruar, në përmbajtjen e dërgesave të tjera të postës së letrave apo kolive te thjeshta  ndalohen monedha e kartëmonedha të çdo lloji, Kartela banke, sende ari, argjendi, gur të çmuar, bizhuteri e sende të tjera të çmueshme, si çeqe bileta udhëtimi dhe sende te tjera me vlerë.
b.    Lëndë plasëse, djegëse, helmuese, lëndë narkotike dhe psikotrofe, lëndë biologjike e radioaktive, kafshë të gjalla si dhe sende të tjera të turpshme dhe imorale.
c.    Sende të çmueshme dhe çdo lloj materiali e malli të cilat janë të ndaluara të importohen ose të qarkullojnë në vendin e destinacionit,apo të përcaktuara me ligjin për doganat.
d.    Mallra dhe sende që për nga natyra e tyre apo nga ambalazhimi, mund të paraqesin rrezik për jetën e punonjësve të postës, që ndotin apo të prishin dërgesat tjera ose pajisjet postare në përdorim.
        
Mallrat e ndaluara për tu dërguar me koli:

a.    Mallra dhe sende që për nga natyra e tyre apo nga ambalazhimi, mund të paraqesin rrezik për jetën e punonjësve të postës, që ndotin apo të prishin kolit e tjera ose pajisjet postare në përdorim.
b.    Lëndët narkotike ose substancat psikotrope.
c.    Kafshët e gjalla kur nuk është e mundur të sigurohet transporti i tyre si për brenda dhe jashtë Kosovës.
d.    Materiale plasëse, djegëse, ose lëndë të tjera të dëmshme.
e.    Lëndë radioaktive.
f.    Dërgesa të turpshme ose imorale.
g.    Mallra dhe sende të tjera të përcaktuara në ligjin për doganat.
h.    Mallra dhe sende të tjera të cilat janë të ndaluara të importohen ose të qarkullojnë në vendet e destinacionit  jashtë Kosovës.

Është e ndaluar të futen në brendi të kolive pa vlerë të deklaruar brenda dhe jashtë  Kosovës:

a.    Pjesë monedhash e kartë monedhash të ndryshme.
b.    Kartela banke, të pagueshme.
c.    Sende platini, ari ose argjendi të përpunuar ose jo.
d.    Gurë të çmueshëm, bizhuteri ose çdo send tjetër i çmueshëm.