Kolitë me vlerë

Kolit me vlerë të deklaruar quhen të gjitha ato koli që dërguesi kërkon të deklaroje vlerën e sajë në përputhje edhe me natyrën e sendeve apo të mallrave që ka përmbajtja e kolisë.

Paketimi dhe mbyllja e kolisë me vlere varet nga përmbajtja ,pesha, forma dhe mënyra e transportit. Në koli duhet parapare hapësire te mjaftuar për shënimin e te dhënave te nevojshme dhe vënien e etiketave siguruese.

Ne koline me vlere dërguesi është i obliguar te shënoi adresën e vet te plote, si dhe adresën e marrësit. Gjithashtu ne faqen e adresës , ne këndin e majte te poshtëm te shënoi vlerën e sakte te deklaruar me numra dhe shkronja.

Kolite me vlere nuk guxojnë te përmbajnë sende te ndaluara qe rrezikojnë procesin e transportit sic janë: armët e zjarrit,lendet radioaktive,lendet djegëse,lendet biologjike,narkotike etj.

Në shërbimin ndërkombëtar, vlera e kolive me vlerë të deklaruar përcaktohet në  marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet administratave postare që bien dakord për kryerjen e këtij shërbimi, por jo më shumë se 4000 DTS për koli. Tek ne është parapare qe shuma maksimale te jetë 1500 € për Koli