Posta Direkte

Ofertë për shërbimin “POSTA DIREKTE”

Posta e Kosovës SH.A. përveq shërbimeve tjera postare për konsumatorëtofron edhe shërbimin “Posta Direkte”.Përmes shërbimit “Posta Direkte” neofrojmë zgjidhje për të ju ndihmuar juve dhe kompanisë tuaj që mesazhijuaj i marketingut të arrijë lehtë,shpejtë dhe lirë deri te audienca tëcilën ju e synoni.

Në botën e biznesit ku konkurrenca është duke u rritur dita ditësshërbimi “Posta Direkte” përfaqëson një mjet të fuqishëm të marketinguttë çdo kompanie të interesuar që ti përmirësojë dhe ti rrisë shitjet,timbajë klientët e vjetër dhe ti tërheqë klientët e rinj potencial.

Çka është shërbimi “POSTA DIREKTE”?

“POSTA DIREKTE” është shërbim shtesë që ju dedikohet të gjithakompanive të mëdha e të vogla (publike dhe private) që operojnë nëterritorin e Kosovës.

Është lloj i dërgesës e cila përmban një mesazh identik në formë tëmaterialeve promovuese (fletushka,broshura,katalogje,reklama,gazetapromovuese dhe revista) që u dërgohet shumë konsumatorëve njëkohësishtdhe nuk ka karakter të korrespodencës personale.