Informata për porosi - PK Filatelia

Kontaktet:
FILATELIA e Postës së Kosovës Sh.A.
rr. Nëna Tereze, p.n.
12000 Fushë Kosovë,
Republika e Kosovës
Tel. +381 (0)38 246 770
e-mail: ptkfilatelia@ptkonline.com

I nderuar konsumator,

Ju falenderojmë për interesimin tuaj për produktet tona filatelike.

Është kënqësi e jona t’ju ofrojmë informata për mënyrën e porositjes së produkteve tona filatelike si dhe mënyrat e pagesave që pranojmë.

PRODUKTET FILATELIKE:
•    set komplet
•    bllok (në qoftë se janë prodhuar me emision) dhe
•    ZDP

POROSITJA:
Lista e produkteve që nga viti 2000 ju ofron të dhënat bazë për të gjitha emisionet. Jo të gjitha janë në dispozicion, prandaj na kontaktoni përmes email adresës sonë ashtu që së bashku të bëjmë zgjedhjen e duhur për ju.

Për t’a finalizuar porosinë tuaj, pagesa kërkohet të bëhet paraprakisht.

Porosinë tuaj mund ta bëni në këto mënyra:

1.Me e-mail në adresë: ptkfilatelia@ptkonline.com,

2. Përmes letres tradicionale në adresën tonë:
FILATELIA e Postës së Kosovës Sh.A.
rr. Nëna Tereze, p.n.
12000 Fushë Kosovë,
Republika e Kosovës

3. Në zyra postare të Postës së Kosovës apo  të na vizitoni në zyrën e Filatelisë.

Për çdo pakjartësi ju lutem na kontaktoni përmes emalit apo përmes telefonit  në: +381 (0)38 540 013

ENDE NUK APLIKOHEN:
•    Çek (Çeqe),
•    Pagesa Online (Credit Card, PayPal),
•    International Reply Coupons.
•    Postal Money order

Ju falemnderit,