Referencat nga konsumatorët

“Shpërndarja e faturave të tatimpaguesve është kryer në afat të paraparë ligjor. Mund të konstatojmë se shërbimi i kryer ka qenë cilësor dhe shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen.”

Komuna e Gjakovës

"Kontraktuesi Posta e Kosovës Sh.A. ka kryer shërbimin në mënyrë profesionale dhe në afatin e përcaktuar me kontratë. Ne, si Divizion i Prokurimit, jemi të kënaqur me kryerjen e shërbimeve të kontraktuara nga operatori ekonomik Posta e Kosovës Sh.A. duke treguar përpikëri në kryerjen e shërbimeve."

Ministria e Diasporës

"Fillimisht dua të ju falënderoj për shërbimet e ofruara sa më afër klientëve. Tani dua të ju shkruaj për të lavdëruar Z. Azem Jashari, punonjës i PK-së në pikën brenda Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, për punën/shërbimin e shpejtë dhe korrekt jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj të tjerëve që ishin para meje në radhë, deri sa më erdhi radha mua.

Po ashtu, dua të theksoj se hiq më pak se Z. Jashari funksiononin edhe kolegu dhe kolegia e tij.
Mendoj se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për kësisoj shërbimi të shpejtë, korrekt, ndihmues/sqarues dhe me disponim/sjellje në nivel.

Më në fund diku sheh diçka si duhet.

JU LUMTË!"

F.M.

"Ju falënderohemi dhe ju përgëzojmë për punën profesionale që e keni bërë rreth shtypjes, zarfimit dhe shpërndarjes së faturave të tatimit në pronë për vitin 2016. Besojmë se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë bashkëpunimi mes nesh." 

Komuna e Vitisë

"Posta e Kosovës ka përmbushur në tërësi dispozitat e Marrëveshjes komerciale në fuqi duke ofruar shërbime postare sipas nevojës së Telekomit të Kosovës Sh.A. me kohë dhe në aspektin kuantitativ dhe kualitativ të kërkuar."

Telekomi i Kosovës Sh.A.

"Vërtetojmë se Posta e Kosovës ofron shërbime për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës duke shpërndarë në baza mujore njoftime për klientët e FKPK-së dhe duke shpërndarë në baza vjetore rreth 400,000 dërgesa/pasqyra individuale të kursimeve pensionale.
Në ofrimin e këtyre shërbimeve, Posta e Kosovës është gjithmonë e gatshme për përgjigje në të gjitha kërkesat tona që dalin përgjatë këtij procesi."

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës

"Posta e Kosovës Sh.A. ka treguar gatishmëri të lartë në përmbushjen e obligimeve sipas marrëveshjes së nënshkruar për ofrimin e shërbimeve online të qytetarëve, si dhe të shërbimeve tjera postare. Profesionalizmi i lartë, i treguar gjatë tërë procesit të realizimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe korrektësia në të gjitha fazat post-implementuese, e tregojnë seriozitetin me të cilin Posta e Kosovës Sh.A. i kryen obligimet e veta ndaj partnerëve të vet afaristë.
Preferojmë që të gjitha institucionet dhe kompanitë e ndryshme të bashkëpunojnë dhe të kenë besim të plotë në Postën e Kosovës Sh.A."

Komuna e Prishtinës

"Posta e Kosovës  Sh.A., deri më tani, ka ofruar të gjitha shërbimet me kujdesin dhe syçeltësinë e duhur, duke respektuar kushtet e marrëveshjes."

Dogana e Kosovës