Udhëzues për dorëzimin e Kuponëve Fiskalë në Postë

Të nderuar qytetarë,

Në linkun më poshtë mund të shkarkoni Udhëzuesin lidhur me dorëzimin e plikos (zarfit) në cilëndo nga Zyrat Postare të Postës së Kosovës Sh.A.  Ne kemi marrëveshje me ATK-në që plikot (zarfet) me kuponë fiskalë të dorëzohen vetëm në Postë dhe mandej Posta i dërgon në ATK.
 
Kjo Marrëveshje është lidhur me qëllim që ju të mos pritni me orë të tëra në radhë sepse ATK ka vetëm 7 pika grumbullimi të kuponëve fiskalë dhe vetëm në 7 qytete/komuna,  ndërsa  Posta e Kosovës i ka  158 Zyra Postare, në secilën komunë nga disa Zyra Postare.
 
Psh. në regjionin  e Prishtinës  i kemi mbi 45 zyra postare. Qytetarë  nga Podujeva, Drenasi, Lipjani, Obiliqi, Fushë Kosova, etj, nuk kanë nevojë të vijnë në Prishtinë për të dorëzuar plikon (zarfin) me kuponë fiskalë sepse këtë mund ta bëjnë në Zyrën me të afërt Postare në vendbanimet e tyre.
 
Edhe orari i punës në Postë është më i gjatë se në ATK. Shumica e Zyrave Postare janë të hapura  nga 08:00-21:00, përfshirë edhe gjatë vikendeve.
 
Për çdo pliko (zarf) me kuponë fiskalë që e dorëzoni në Postë pagesa është 50 centë.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!
 
Këtu mund të shkarkoni Udhëzuesin