Posta e Letrave

Letra

Letrat e thjeshta - janë njoftime të shkruara dhe të mbyllura në zarf apo diç të ngjashme, pesha maksimale e të cilave nuk mund të jetë më e madhe se 2 kg.më shumë

Pako e vogël

Pako e vogël është dërgesë postare që përmban sende të ndryshme në sasi të vogla, si prodhime artistike, kaseta, disqe, CD, shirita magnetik, mostra tregtie ose pjesë të një sendi që shërben si mostër tregtie, pjesë këmbimi për aparatura, duke përjashtuar çdo mundësi për tu përdorur për qëllime biznesi. më shumë

Shtypshkrimet

Shtypshkrimet – janë të gjitha objektet postare, që përmbajnë riprodhime të nxjerra mbi letër ose mbi lëndë të tjera, që përdoren zakonisht nga shtypshkronjat me anën e një mjeti mekanografik apo fotografik, nëpërmjet një klisheje apo negativi, siç janë gazetat dhe revistat, librat, broshurat e ndryshme, partiturat e muzikës etj.më shumë

Kartëpostalet

Janë dërgesa të thjeshta, të hapura me pamje, apo kartëvizita që përmbëjnë në tekst një urim, përgëzim, falënderim ngushëllim etj. më shumë

Sekogramet

Cekogramet – janë letrat e shtypura me Alfabetin e Braille-it (në formë pikash të ngritura) - të dedikuara personave të verbër, klishe me shenja të cekografisë apo incizime tonale si dhe letër speciale për persona të verbër.më shumë

Aerogramët

Aerogramët - janë dërgesa të shtypura në një letër, e cila paloset në mënyrë të tillë që të formohet një drejtkëndësh me dimenzione përafërsisht 110 x 220mm.më shumë
previous

1-6 Nga 7

next