Ndihmat sociale do të shpërndahen përmes Postës


Prishtinë,  11 gusht 2017 -
Posta e Kosoves ka nënshkruar te premten një marrëveshje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Bankën për Biznes e cila iu mundëson rreth 24 mije qytetareve qe ndihmat sociale t’i marrin ne zyrën me te afërt postare.
 
Numri i madh zyrave postare qe ndodhen anekënd Kosoves iu mundëson përfituesve të kësaj skeme sociale te mos  shpenzojnë para për udhëtim, te kursejnë kohen, etj.
Ky shërbim do të filloi nga muaj tetor 2017. Përfituesit do të njoftohen edhe përmes qendrave komunale.
 
Marrëveshja është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Postes, Sejdi Hoxha, sekretari i përgjithshëm i MPMS-se, Izedin Bytyqi  dhe kryeshefi  ekzekutivi  BPB-se, Arton Celina.
 
“Kemi punuar gjatë se bashku për ta krijuar këtë shërbim prandaj dua te falënderoj stafin tim për punën e shkëlqyer qe kanë bërë si dhe ekipin e MPMS-se.   Jemi duke punuar me dinamike të plotë qe në Posten e Kosovës të kemi edhe shërbime të tjera të cilat e lehtësojnë kryerjen e shërbimeve për qytetaret e vendit tone si dhe e rritin vlerën e ndërmarrjes sonë publike”, ka deklaruar Hoxha.
 
Shpërndarja e ndihmave sociale,  skemave dhe pensioneve tjera behet në Postat e të gjitha vendeve ne rajon dhe kudo në botë.
 
Posta ka edhe projekte tjera në interes të qytetarëve por për realizimin e tyre nevojitet vullneti i institucioneve të Kosovës.