Posta e Kosovës në konferencën ndërkombëtare për e-commerce

Kryeshefi i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha dhe menaxheri për regjionin e Ferizajt, Luan Jahiri kanë marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për e-commerce në Antali  ku morën pjesë edhe dhjetëra udhëheqës të postave nga vende të ndryshme.

“Gjatë paraqitjes sime si pjesë e panelit kryesor u fokusova në digjitalizimin e shërbimeve të Postës së Kosovës, përgatitjet tona të vazhdueshme për e-commerce si dhe trendin në rritje të blerjeve online të qytetarëve tanë dhe përmirësimin e këtij shërbimi në nivel global”, ka deklaruar kryeshefi Hoxha.

Përveç takimeve bilaterale me homologë nga operatorë postar ndërkombëtarë, kryeshefi Hoxha është takuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të UPU-së, Z. Bishar Abdirahman Hussein nga i cili sërish ka kërkuar anëtarësimin e Postës së Kosovës në këtë agjenci ndërkombëtare.

Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Qeverise turke: Kryeministri, ministri i transportit dhe ai i doganave.

Konferenca të tilla janë të mirëseardhura për Postën e Kosovës për të qenë në hap me zhvillimin teknologjik në fushën e shërbimeve postare.