Pullat postare “Fauna - Zogjtë e Kosovës”

Prishtinë, 31 janar 2018 -

Nga sot Filateliae Postës së Kosovës lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e pullavepostare të titulluar “Fauna - Zogjtë e Kosovës”.  

 

Zogjtë që shfaqen në këto pulla postare janë shtegëtarë,të përhapur në Shqipëri, Kosovë dhe kryesisht në Evropën Veriperëndimore.

 

Upupa Epops - Pupëza
Koka e pupëzës është e zbukuruar me pendë të gjatë qëduket si një kurorë, me një sqep të hollë dhe të gjatë. Ngjyra e ndryshkut nëtrup, krahët dhe bishti me ngjyrë të zezë dhe me lara të bardha, i jep bukuri tërrallë. Ushqimi i tyre i preferuar mbeten kandrra dhe larvat.

Falco tinnunculus – Skifteri (sokol)
Sokoli apo Skifteri gjendet në hapësira të gjëra, nëpërfusha, ara të mbjella, këneta, etj. Ushqim i tyre i preferuar mbeten insektetdhe fluturat. Lisi është vendi ku sokoli formon folenë.

Sturnus vulgaris – Starlind,Cerloi i zi pikalosh

Shumohetnë koloni me të tjerët dhe mund të thuhet se janë të adaptuar shumë mirë me jetënnë qytete, me ç ‘rast në qiellin e hapur formësojnë figura të ndryshmeatraktive. Foletë e tyre gjenden në vende të ndryshme: në zgavrat e lisave, nëhapësirë të ndryshme të shkëmbinjve, etj.

 

Podiceps cristatus – Kredharaku kurorëmadh

Kylloj është më i njohuri i familjes së kredharakëve. Mashkulli në kokë kakreshtë, bisht të shkurtër, pendët e dendura dhe këmbët e përshtatshme përnotim. Ushqehet me peshq, larva të amfibeve, kandrra të ujit, etj. Çerdhen eformon në ujë në mes të bimëve të kënetës ose të liqenit.

 

Oriolus oriolus – Bengu
Mashkulli i kësaj specie ështëkryesisht me pendë të verdhë dhe të zezë, ndërsa femra dallohet me ngjyrën esaj të gjelbër. Janë të turpshëm, kanë fluturim të fortë dhe të drejtë me disaulje të cekëta. Njihen për këngët e tyre të bukura.