Trajnimet turke

Prishtinë,23 shkurt 2018 -


Në Postën e Kosovës përfundoime sukses trajnimi intensiv tre-ditor për një pjesë të stafit menaxhues,  i mbajtur vullnetarisht nga trajnerë të Postës Turke. Ky trajnim është edhe një projekt me shumë në kuadërtë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm që gëzon Posta e Kosovës me Posten Turke tani e sa vite, mbi bazën e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të dy administratave postare.

 

Delegacionin e trajnerëve turq në krye me Alper Torun e mirëpriti në takim Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim u bisedua dhe u shkëmbyen përvojat e bashkëpunimit ndërmjet dy administratave postare. Ndërsa në veçanti u vlerësua i mirëseardhur edhe ky trajnim.

 

“Ofrimi i trajnimeve që ngritin kapacitetet tona, janë qasja më e mirë për të rritur numrit e shërbimeve dhe rritjen financiare të ndërmarrjes sonë”, ka thënë kryeshefi Hoxha.