Lansohet pulla postare - Lorenc Antoni ( 1909-1991)

Më 23 shtator 2009 u shënua 100 vjetori i lindjes së Lorenc Antonit, kompozitorit, dirigjentit dhe etnomuzikologut të shquar në mbarë trojet shqiptare. Themelues i shkollës së parë të ulët të muzikës më 1948 në Prizren, studiues që mblodhi dhe botoi shtatë vëllime të muzikës popullore shqiptare të shoqëruara me analiza etnomuzikologjike. Konsiderohet kompozitor i gjeneratës së parë të kompozitorëve të Kosovës, që veprat e tij në përgjithësi bazohen në idiomën muzikore popullore shqiptare. Mund të konsiderojmë me të drejtë se Lorenc Antoni, me veprimtarinë e tij në fusha të ndryshme muzikore, ka dhënë ndihmesë të çmuar në kulturën shqiptare në përgjithësi e veçanërisht në Kosovë.

Me kete rast, Filatelia e Postes Kosoves - PTK Sh.A., kontributin e vet të shënimit të 100 vjetorit të lindjes së krijuesit tonë të shquar e ka pasqyruar me lansimin e pulles postare dhe Zarfin e Dites se pare, me figuren e kompozitorit Lorenc Antoni.