Historiku i Filatelisë

Pullat e para të Postës së Kosovës janë emetuar më 15 mars të vitit 2000. Emisioni i parë i pullave postare të PK-së është përbërë prej 5 pullave postare me pamje dhe vlera  të ndryshme nominale. Nominalet që përcaktojnë vlerën e pullës postare kanë qenë në valutë  DM e cila në atë kohë ka qenë valutë zyrtare  në Kosovë.

Emisioni i parë i pullave postare të Postës së Kosovës ka qenë në qarkullim të rregullt postarë deri më 12 nëntor të vitit 2001 kur lëshohet në qarkullim emisioni i dytë i pullave postare të PK-së. Në kuadër të këtij emisioni janë emetuar 5 pulla postare me pamje dhe vlera të ndryshme nominale. Karakteristikë për emisionin e dytë të pullave postare të PK-së ka qenë se nominalet i kishin në dy valuta DM dhe €, nga se në atë kohë në Kosovë bëhej konvertimi i valutës zyrtare nga marka gjermane në euro. Emisioni i dytë kanë qenë në qarkullim të rregullt postarë për një periudhë relativisht të shkurt kohore. Me tërheqjen e valutës së markës gjermane nga qarkullimi monetar, paraqitet domosdoshmëri e emetimi të pullave postare me vlera nominale në €. Andaj më 15 maj të vitit 2002 në qarkullim të rregullt postarë lëshohet emisioni i tretë i pullave postare të PK-së. Pamjet e 5 pullave postare të emisionit të tretë ishin të njëjta sikurse ato të emisionit të dytë ,dallimi ishte vetëm në valutën e përdorur nga se në emisionin e tretë vlerat nominale janë shënuar vetëm në valutë euro. Ta shtojmë edhe atë se ky emision ka qenë në qarkullim të rregullt postarë,deri në konsumimin e plotë të tij
 
Posta e Kosovës sikurse administratat tjera postare në botë, përpiqet që pullat postare të jenë sa më atraktive dhe cilësore, në mënyrë që prezantimi i Kosovës përmes pullës postare të jetë sa më i denjë.

Nëse dëshirojmë ta bëjmë një klasifikim të llojeve të pullave postare, në një ndarje të përgjithësuar dhe më gjenerale atëherë, pullat postare mund të klasifikohen në  rregullta dhe të jashtëzakonshme apo të rastit.

Tri emisionet e para të pullave postare të emetuara nga Posta e Kosoves kanë qenë të rregullta , ndërkaq emisioni i katërt i pullave postare ka qenë i përshtatshëm kohor- i rastit.

Ky emision është emetuar me rastin e festave të dhjetorit, më 20. 12. 2003. Në kuadër të këtij emisioni janë emetuar dy pulla postare me pamje dhe vlera të ndryshme nominale. Njëra pamje i referohet festës së Krishtlindjes, ndërkaq pamja tjetër paraqet ndërrimin e mot moteve dhe i referohet Vitit të Ri.

Me vlerë të veçantë historike, në Filatelinë e Kosovës bëjnë pjesë pullat postare nga emisionet komemorative :

“7 Marsi – Dita e mësuesit “, i emetuar më 7 Mars 2008, në të cilin për here të pare inkorporohet teksti : “ Republika e Kosovës “

“Dita e pavarësisë “, i emetuar më 19 Mars 2008, i cili promovon  shtetin e ri ,shtetin me territor të paprekshëm dhe me identitet.

Pullat postare mund të emetohen si të veçanta, apo në një emision. Pullat postare të një emisioni duhet të jenë me tematik të njëjtë apo mund ti referohen ngjarjes dhe rastit të njëjtë. Pamjet dhe nominalet mund të jen të ndryshme por nuk janë të rralla rastet kur pamjet janë të ndryshme ndërkaq nominalja është e njëjtë apo mund të ndryshojnë vetëm nominalet.

Posta e Kosoves në fondin filatelik momentalisht posedon 93 emisione të pullave postare me 293 pulla postare me pamje dhe vlera të ndryshme.

Tani ju ftojmë të hyni në Botën magjike të pullës postare…..