Kontaktet:
FILATELIA e Postës së Kosovës Sh.A.
Rr. Nëna Terezë, p.n.
12000 Fushë Kosovë,
Republika e Kosovës
Tel. +383 (0)38 246 770
e-mail: filatelia@postakosoves.com

I nderuar konsumator,

Ju falendërojmë për interesimin tuaj për produktet tona filatelike.

Është kënaqësi e jona t’ju ofrojmë informata për mënyrën e porositjes së produkteve tona filatelike, si dhe mënyrat e pagesave që pranojmë.

PRODUKTET FILATELIKE:
•    set komplet
•    bllok (në qoftë se janë prodhuar me emision) dhe
•    ZDP

POROSITJA:
Lista e produkteve ju ofron të dhënat bazë për të gjitha emisionet që nga viti 2000. Jo të gjitha janë në dispozicion, prandaj na kontaktoni përmes email adresës sonë ashtu që së bashku të bëjmë zgjedhjen e duhur për ju.

Për ta finalizuar porosinë tuaj, pagesa kërkohet të bëhet paraprakisht. Shënimet bankare do ti merrni përmes emailit.

Porosinë tuaj mund ta bëni në këto mënyra:

1.Me e-mail në adresë: filatelia@postakosoves.com,

2. Përmes letrës tradicionale në adresën tonë:
FILATELIA e Postës së Kosovës Sh.A.
Rr. Nëna Terezë, p.n.
12000 Fushë Kosovë,
Republika e Kosovës

3. Në zyra postare të Postës së Kosovës apo  të na vizitoni në zyrën e Filatelisë.

Katalogu i kornizave Prezantim”Katalogu filatelik”

ENDE NUK APLIKOHEN:
•    Çek (Çeqe),
•    Pagesa Online (Credit Card, PayPal),
•    International Reply Coupons.
•    Postal Money order

Ju falemnderit,