Letra

Letrat e thjeshta – janë njoftime të shkruara dhe të mbyllura në zarf apo diç të ngjashme, pesha maksimale e të cilave nuk mund të jetë më e madhe se 2 kg.
Kartëpostalet – janë dërgesa të thjeshta, të hapura me ndonjë pamje (fotografi) ose jo, që përmbajnë një tekst njoftimi, urimi, përgëzimi, falënderimi, ngushëllimi, etj.

Pako e vogël

Pako e vogël është dërgesë postare që përmban sende të ndryshme në sasi të vogla, si prodhime artistike, kaseta, disqe, CD, shirita magnetik, mostra tregtie ose pjesë të një sendi që shërben si mostër tregtie, pjesë këmbimi për aparatura, duke përjashtuar çdo mundësi për tu përdorur për qëllime biznesi..

Shtypshkrime

Shtypshkrimet – janë të gjitha objektet postare, që përmbajnë riprodhime të nxjerra mbi letër ose mbi lëndë të tjera, që përdoren zakonisht nga shtypshkronjat me anën e një mjeti mekanografik apo fotografik,  nëpërmjet një klisheje apo negativi, siç janë gazetat dhe revistat, librat, broshurat e ndryshme, partiturat e muzikës etj.
Gjithashtu, këtu mund të përfshihen edhe kartëvizitat, kartolinat e ilustruara, fotografitë, albumet fotografike, vizatimet, planet, hartat gjeografike, katalogët etj.
Përmes shtypshkrimeve  konsumatorëve të vet Posta e Kosovës ua mundëson ofrimin e shërbimeve cilësore për individët dhe bizneset e Kosovës.

Kartëpostalet

Janë dërgesa të thjeshta, të hapura me pamje, apo kartëvizita që përmbëjnë në tekst një urim, përgëzim, falënderim ngushëllim etj.

Sekogramet

Cekogramet – janë letrat e shtypura me Alfabetin e Braille-it (në formë pikash të ngritura) – të dedikuara personave të verbër, klishe me shenja të cekografisë apo incizime tonale si dhe letër speciale për persona të verbër.
E vetmja gjë që duhet bërë është që dërguesi mbi zarf (pliko) ta vërë shenjën “Cekogram” – për trafikun vendor, ndërsa për atë ndërkombëtar – “Cekogramme”.
Pesha maksimale e cekogramit nuk mund të jetë mbi 7 kg. Këtë shërbim Posta e Kosovës e ofron falas.

Aerogramët

Aerogramët – janë dërgesa të shtypura në një letër, e cila paloset në mënyrë të tillë që të formohet një drejtkëndësh me dimenzione përafërsisht 110 x 220mm.
Aerogrami ka një faqe të pastër në dispozicion të dërguesit për ta plotësuar sipas kërkesës së tij. Në pjesën e sipërme ka të shënuar me germa të mëdha fjalën ”AEROGRAM” si dhe vendin për adresën e marrësit dhe dërguesit.
Aerogrami i palosur ka një anë të lyer me ngjitës (si kapaku i zarfit), i cili shërben për ta mbyllur aerogramin në mënyrë që të mos mund të lexohet përmbajtja. Marrësi për të lexuar aerogramin duhet ta pres në vendin e caktuar që është shënuar me një vijë dhe që lejon shpalosjen e rregullt të aerogramit.

Thasët “M”

Thasët “M” – janë një kategori e veçantë e thasëve postarë, në të cilët futen të gjitha shtypshkrimet me adresa të njëjta, me qëllim që t’i dërgohen përnjëherë të njëjtit marrës, në të njëjtin destinacion dhe nga i njëjti dërgues.
Thasët “M” sigurohen nga shërbimi postar vendor, me të drejtë kthimi nga administrata postare marrëse.