Ofrimi i shërbimeve postare në Kosovë daton që nga viti 1950, kur edhe u themelua Posta, Telefoni dhe Telegrafi i Kosovës (PTT), e cila më vonë ka operuar në sistemin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK).

Posta e Kosovës u ngrit dhe u zhvillua deri në fund të viteve të tetëdhjeta, në kohën kur u bë suprimimi i autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Përkrah institucioneve tjera, edhe Posta dhe Telegrafi i Kosovës u shfrytëzuan pamëshirshëm për t’u shkatërruar tërësisht në luftën e viteve 1998-1999. Me përfundimin e luftës, saktësisht më 2 gusht 1999, punonjësit e dëbuar u rikthyen në vendet e tyre të punës.

Posta dhe Telekomi i Kosovës filloi veprimtarinë e saj të pasluftës duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 12/99. Edhe pse fillimisht ekzistonin vështirësi të mëdha nga aspekti infrastrukturor dhe material, punëtorët treguan një përkushtim të jashtëzakonshëm duke arritur që përmes improvizimeve të ndryshme të realizojnë veprimtarinë e tyre afariste.

Me 31 maj të vitit 2000 e filloi punën Posta e Pavarur Ndërkombëtare e Kosovës, me ç’rast u siguruan pajisjet e domosdoshme për fillimin e operimit: pullat postare, thasët postarë, çmimorja e shërbimeve. Po ashtu u formua edhe Zyra këmbyese ndërkombëtare Prishtina LC/AO dhe CP, përmessëcilësupërmbushën kriteretepërcaktuarangaUPUpërtëfilluarkëmbimine dërgesave postare me tërë botën.

Më 1 korrik 2005, PTK-ja ukorporatizua, ndërkaq Posta e Kosovës veproi si njësi biznesi në kuadër të Post Telekomit të Kosovës Sh.A. deri më 01 Gusht 2012, kur me vendim të Qeverisë së Kosovës, u themelua si Ndërmarrje Publike Qëndore.