Misioni

Misioni i Postës së Kosovës është që përmes ngritjes së cilësisë së shërbimeve postare dhe zgjerimit të gamës së shërbimeve tjera komerciale, të njihet për cilësi dhe besueshmëri jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, duke i përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian për cilësi dhe standarde.

Vizioni

Vizioni i Postës së Kosovës është që të ofrojë shërbime postare dhe shërbime tjera komerciale për qytetarët, bizneset, institucionet dhe organizatat e ndryshme në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, duke ofruar shërbime të standardeve të larta dhe shërbime inovative në hap me kërkesat e tregut, krahas zhvillimeve më të reja në teknologjinë informative.