Shërbimet financiare Jo-bankare

Posta e Kosovës Sh.A. është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo Bankar (IFJB), gjë që i mundëson Postës së Kosovës që të kryejë shërbime financiare jo-bankare me të gjitha institucionet e shtetit sipas marrëveshjeve të formalizuara pas licencimit dhe koordinimit me BQK.
Shërbimet financiare jo-bankare përfshijnë pagesat e ndryshme, të cilat qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi t’i kryejnë në zyrat tona postare të kudondodhura, përfshirë pagesat e kolektimit të të hyrave buxhetore sipas marrëveshjes me Departamentin e Thesarit të Ministrisë së Financave që dallohen me referencën unike (UNIREF), mandej pagesat e grupit Kos-Giro, si dhe pagesa të shumta të tjera sipas marrëveshjeve komerciale të formalizuara në mes të Postës së Kosovës dhe partnerëve të ndryshëm biznesor.

Në vazhdim po i cekim disa kategori të pagesave nga këto grupe të lartcekura:

Pagesat – kolektimi i të hyrave buxhetore (UNIREF)

  • Pagesa e tatimit në pronë dhe pagesat e tjera për të gjitha kuvendet komunale,
  • Pagesat e kontributeve për ATK dhe Trustin Pensional të Kosovës,
  • Pagesat e dënimeve në trafik,
  • Të gjitha pagesat e studentëve të universiteteve publike (për semestër, provime, konvikt, mensë, bibliotekë),
  • Të gjitha pagesat e taksave gjyqësore,
  • Pagesat për licenca të ndryshme të institucioneve të shtetit,
  • Pagesat për dokumente personale,
  • Pagesat e regjistrimit të automjeteve dhe shërbime të tjera,
  • Pagesat e mbeturinave për KK Prishtinë dhe KK Vushtrri.

Pagesat e grupit Kos-Giro:

  • Pagesat e taksave doganore,
  • Pagesat e faturave të ujit të pijshëm me KRU-Prishtina, mandej “Bifurkacioni” – Ferizaj, “Hidroregjioni” – Prizren,
  • Pagesat e policave të sigurimit të automjeteve me të gjitha kompanitë e sigurimeve në Kosovë,
  • Pagesat e kartonit të verdhë për të gjitha kompanitë e sigurimeve.

Pagesat e ndryshme sipas marrëveshjeve komerciale të kompanive të ndryshme me Postën e Kosovës për:

  • Shpërndarjen e Asistencave Sociale për të gjithë përfituesit nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,
  • Pagesat e faturave të energjisë elektrike,
  • Pagesat e kompanive të mbeturinave (“Ekoregjioni” – Prizren, “Ambienti” – Pejë, “Ekohigjiena”- Gjilan, “Çabrati” – Gjakovë),
  • Pagesat e kompanive të ujësjellësit (“Hidrodrini” – Pejë dhe “Hidromorava” – Gjilan),
  • Pagesat e ndryshme për Ndërmarrjen Publike Banesore Prishtinë,
  • Pagesat e “Kujtesa – Net”,
  • Pagesat e këstit për IMF-Start, Monego, Iute Credit,
  • Pagesat e taksës gjyqësore për Telekomin e Kosovës,
  • Transferet ndërkombëtare të parasë me Western Union ….etj.