REFERENCAT NGA KONSUMATORËT
Dogana e Kosovës |
“Posta e Kosovës Sh.A., deri më tani, ka ofruar të gjitha shërbimet me kujdesin dhe syçeltësinë e duhur, duke respektuar kushtet e marrëveshjes.”
Ministria e Diasporës |
“Kontraktuesi Posta e Kosovës Sh.A. ka kryer shërbimin në mënyrë profesionale dhe në afatin e përcaktuar me kontratë. Ne, si Divizion i Prokurimit, jemi të kënaqur me kryerjen e shërbimeve të kontraktuara nga operatori ekonomik Posta e Kosovës Sh.A. duke treguar përpikëri në kryerjen e shërbimeve.”
Komuna e Gjakovës |
“Shpërndarja e faturave të tatimpaguesve është kryer në afat të paraparë ligjor. Mund të konstatojmë se shërbimi i kryer ka qenë cilësor dhe shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen”
Komuna e Vitisë |
“Ju falënderohemi dhe ju përgëzojmë për punën profesionale që e keni bërë rreth shtypjes, zarfimit dhe shpërndarjes së faturave të tatimit në pronë për vitin 2016. Besojmë se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë bashkëpunimi mes nesh.”
Telekomi i Kosovës Sh.A. |
“Posta e Kosovës ka përmbushur në tërësi dispozitat e Marrëveshjes komerciale në fuqi duke ofruar shërbime postare sipas nevojës së Telekomit të Kosovës Sh.A. me kohë dhe në aspektin kuantitativ dhe kualitativ të kërkuar.”
Komuna e Prishtinës |
“Posta e Kosovës Sh.A. ka treguar gatishmëri të lartë në përmbushjen e obligimeve sipas marrëveshjes së nënshkruar për ofrimin e shërbimeve online të qytetarëve, si dhe të shërbimeve tjera postare. Profesionalizmi i lartë, i treguar gjatë tërë procesit të realizimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe korrektësia në të gjitha fazat post-implementuese, e tregojnë seriozitetin me të cilin Posta e Kosovës Sh.A. i kryen obligimet e veta ndaj partnerëve të vet afaristë.
Preferojmë që të gjitha institucionet dhe kompanitë e ndryshme të bashkëpunojnë dhe të kenë besim të plotë në Postën e Kosovës Sh.A.””
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës |
“Vërtetojmë se Posta e Kosovës ofron shërbime për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës duke shpërndarë në baza mujore njoftime për klientët e FKPK-së dhe duke shpërndarë në baza vjetore rreth 400,000 dërgesa/pasqyra individuale të kursimeve pensionale.
Në ofrimin e këtyre shërbimeve, Posta e Kosovës është gjithmonë e gatshme për përgjigje në të gjitha kërkesat tona që dalin përgjatë këtij procesi.”