Hyrije
Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën se si Posta e Kosovës mbledh, përdor, ruan dhe mbron të dhënat personale të vizitorëve dhe përdoruesve të faqes zyrtare www.postakosoves.com.
Posta e Kosovës është e përkushtuar për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve dhe përpunon të dhënat personale në përputhje me Ligjin Nr. 06/L‑082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe parimet e përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Kontrolluesi i të Dhënave
Kontrollues i të dhënave personale është:
Posta e Kosovës SH.A.
Rr. 28 Nëntori nr.4, Prishtinë
Republika e Kosovës
Email: info@postakosoves.com
Zyrtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPO) në përputhje me kërkesat ligjore.
Emine Agushi – emine.agushi@email.postakosoves.com
Çfarë të Dhënash Personale Mbledhim
Gjatë përdorimit të faqes mund të përpunohen kategori të ndryshme të të dhënave personale.
Të dhëna që përdoruesi i jep drejtpërdrejt
Kur përdorni formularin e kontaktit ose komunikoni me Postën e Kosovës, mund të përpunohen:
– Emri dhe mbiemri
– Adresa e emailit
– Numri i telefonit
– Përmbajtja e mesazhit
– Informacionet lidhur me kërkesën ose ankesën tuaj.
Të dhëna teknike
Kur vizitoni faqen mund të mblidhen automatikisht:
– IP adresa,
– Lloji i shfletuesit
– Sistemi operativ
– Pajisja e përdorur
– Faqet e vizituara
– Koha e qëndrimit në faqe.
Cookies dhe teknologji gjurmimi
Faqja mund të përdorë cookies për funksionimin e faqes, analiza statistikore dhe përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Përdoruesi mund të menaxhojë cookies përmes cilësimeve të shfletuesit të tij.
Qëllimet e Përpunimit të të Dhënave
Të dhënat personale përpunohen për këto qëllime:
– përgjigje ndaj kërkesave të përdoruesve
– ofrim informacioni për shërbimet postare
– përmirësim të funksionimit të faqes
– analiza statistikore
– sigurinë e sistemit
– përmbushjen e obligimeve ligjore.
Baza Ligjore e Përpunimit
Përpunimi i të dhënave bëhet në bazë të:
– pëlqimit të përdoruesit
– interesit legjitim të Postës së Kosovës
– përmbushjes së obligimeve ligjore
– ofrimit të shërbimeve postare.
Palët e Treta
Faqja mund të përdorë shërbime të palëve të treta si:
– Google Analytics
– Meta (Facebook / Instagram)
– YouTube
Këto platforma mund të përpunojnë të dhëna në përputhje me politikat e tyre të privatësisë.
Ruajtja e të Dhënave
Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për realizimin e qëllimeve për të cilat janë mbledhur ose për përmbushjen e obligimeve ligjore.
Siguria e të Dhënave
Posta e Kosovës aplikon masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale duke përfshirë kontrollin e qasjes në sistem, mbrojtjen e serverëve dhe monitorimin e sigurisë.
Të Drejtat e Përdoruesve
Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L‑082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përdoruesit kanë të drejtë:
– qasje në të dhënat e tyre
– korrigjim të të dhënave
– fshirje të të dhënave
– kufizim të përpunimit
– kundërshtim të përpunimit
– paraqitje ankese tek autoriteti përkatës për mbrojtjen e të dhënave.
Kontakti
Për çdo pyetje lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale mund të kontaktoni:
Email: emine.agushi@email.postakosoves.com
Email: info@postakosoves.com
Website: www.postakosoves.com

English