Në kuadër të bashkëpunimit të Postës së Kosovës me Postën Shqiptare, sot përfaqësuesit e drejtorive të Marketingut të dy ndërmarrjeve tona realizuan takim virtual për shkëmbimin e përvojave në mes tyre.
Në këtë takim shumë miqësor dhe konstruktiv, u diskutuan çështje të rëndësishme të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta që rritin avantazhin e marketingut të dy ndërmarrjeve tona, ndërsa u vlerësua mbështetja ndaj njëra-tjetrës në media e rrjete sociale, duke përcjell çdoherë trendin e kohës.
Posta e Kosovës do të bashkëpunoi ngushtë edhe me postat e tjera të Rajonit, me qëllim të rritjes së kualitetit të ofrimit të shërbimeve vendore dhe ndërkombëtare për qytetarët tanë.