Sot, Kryeshefja Ekzekutive e Posta e Kosovës Nora Rraci dhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës – ASHAK Bislim Bislimi, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit për pranim të aplikacioneve dhe dorëzim të dokumenteve dhe materialeve të ndryshme nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.
Sipas Marrëveshjes, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kërkojnë dokumente arkivore, do t’ju mundësohet kërkesa e tyre duke plotësuar aplikacionin përkatës në sportelet e Postës së Kosovës, pa pasur nevojë të shkojnë në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Posta e Kosovës zotohet se me përpikëri do t’i përmbushë kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilat i drejtohen Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës përmes zyrave tona postare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Posta e Kosovës vazhdon të mbetet lider i ofrimit të shërbimeve postare, shërbimeve financiare jobankare, shpërndarjen e dërgesave vendore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pranimin dhe postimin e dërgesave në të gjitha vendet e botës, në kohë optimale.