Në vazhdën e objektivit kryesor për rritjen e të hyrave vetanake nga shërbimet postare dhe komerciale të Postës së Kosovës, sot U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar edhe dy marrëveshje me Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Posta e Kosovës do të shpërndajë faturat e tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit e Skenderajt, si dhe do të ofrojë shërbimet e pagesave të ndryshme për qytetarët skenderajas brenda objektit të Komunës së Skenderajt.
U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, falënderoi përzemërsisht Kryetarin Bekim Jashari për besimin dhe mbështetjen e tij dhënë për Postën e Kosovës, sidomos në rrethanat kur gjendja e pandemisë ka ndikuar negativisht në afarizmin e ndërmarrjes.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, U.D. Kryeshefi Smakiqi, ishte i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij, drejtorët e drejtorive Gazmend Isufi e Burim Geci, si dhe Menaxherin Regjional të Mitrovicës, Faruk Hamza, të cilët kanë dhënë kontribut të përbashkët në realizimin e këtyre projekteve.
Të dy udhëheqësit u zotuan se do vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe në interes të qytetarëve të Skenderajt.
SHPEJTË, SIGURT DHE LIRË!