Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës Sh.A., prej emërimit zyrtar në këtë ndërmarrje publike, po kryen me përkushtim detyrat dhe përgjegjësitë në bazë të ligjeve në fuqi.
Në emër të aksionarit të Qeverisë së Kosovës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, si organ mbikëqyrës ka përcjell në vazhdimësi nga afër punën e Menaxhmentit të Postës së Kosovës.
Fokusi kryesor i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe i Menaxhmentit të Postës së Kosovës, është funksionaliteti dhe qëndrueshmëria e afarizmit të ndërmarrjes publike dhe ngritja e të hyrave financiare. Posta është e gatshme të marrë shërbimet postare nga institucionet qeveritare që i takojnë me ligj.
Pavarësisht sfidave me pandeminë, Posta e Kosovës po iu shërben qytetarëve dhe konsumatorëve të saj me përkushtim të lartë dhe kapacitet të plotë, çdo ditë në të gjitha zyrat postare në tërë komunat e Republikës së Kosovës.