Filatelia e Postës së Kosovës Sh.A., më 17.02.2023 vë në qarkullim postar emisionin e pullave postare “15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës”.
Shënimi i 15-vjetorit të ngjarjes më sublime që realizoi aspiratat shekullore, shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta të manifestimit të organizuar nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, pasurohet me emision të veçantë të pullave postare. Shenja mbrojtëse e manifestimit është edhe pamja e motivit të pullës postare të emetuar për nder të këtij jubileu të rëndësishëm shtetëror.
Filatelia e Postës së Kosovës, përpos pullës postare me nominale €2.10, të vendosur në suvenir/ tabak me katër pulla postare, në kuadër të këtij emisioni të pullave postare emeton edhe Zarfin e Ditës së Parë, i cili me Vulën e Ditës së Parë paraqet një tërësi filatelike.
Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Znj. Nora Rraci, me rastin e emetimit të këtij emisioni me rëndësi të veçantë, ka thënë se:
“Posta e Kosovës vazhdon të jetë përkrahës i fuqishëm në promovimin e vlerave kulturore historike të Republikës së Kosovës, si dhe rrugëtimit të saj drejt së ardhmes euroatlantike.
Kjo pullë postare përmes letër dërgesave, gjatë rrugëtimit të saj në të gjitha vendet e botës, bartë porosinë e shënimit të ngjarjes më sublime të shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës.”
Si gjithmonë, Posta e Kosovës do të vazhdon të jetë forcë përkrahëse në të gjitha lëmitë zhvillimore të Republikës së Kosovës, duke qëndruar sa më pranë institucioneve, qytetarëve dhe bizneseve.
Me këtë rast Posta e Kosovës ua uron të gjithë qytetarëve 15-vjetorin e Pavarësisë!