Sot, U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Fakete Kadiu me bashkëpunëtorë, realizoi një takim pune me z. Enver Krasniqi, U.D. Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara me bashkëpunëtorë, e cila Agjenci vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellët ndërinstitucionale, ku përfituesit do të jenë vetë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Z. Krasniqi, potencoi se Agjencia nën drejtimin e tij është duke bërë përpjeke të mos cilësohet vetëm si Agjenci për grumbullim të mallrave të sekuestruara dhe konfiskuara, por si partner i cili përmes përkrahjes së shërbimeve të ndryshme, këto të mira do t’i kthehen sërish qytetarëve në shërbim.
Në këtë frymë të veprimit, Postës së Kosovës, për kryerjen e transportit të letër dërgesave, në shfrytëzim ju dorëzua një veturë e tipit Pick Up.
U.D. Kryeshefja Ekzekutive e PK Sh.A., znj. Kadiu duke e falënderuar z .Krasniqin, u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë, në interes të përmirësimit të kushteve të shpërndarjes së dërgesave.