Zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës u mirëpriten nga Ambasada zvicerane në Kosovë

Sot U.D. Kryeshefja Ekzekutive, znj. Vjollca Shala-Mulaj me bashkëpunëtorët e saj, takuan Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly me bashkëpunëtorët e tij. 

Në këtë takim shumë miqësor, u bisedua për sfidat dhe projektet e Postës së Kosovës, si dhe mundësitë që Ambasada zvicerane në Kosovë të mbështesë ndërmarrjen tonë në të ardhmen.

U.D. Kryeshefja, znj. Shala-Mulaj, falënderojë Ambasadorin Kolly dhe znj. Stocker – drejtoreshë e Zyrës  Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCOK), për ndihmën që i ka dhënë Postës së Kosovës gjatë kohës së Pandemisë COVID -19.  

 

Ne e vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në këtë faqe dhe për të analizuar trafikun. Duke klikuar “Prano”, ju pajtoheni me përdorimin e tyre. Për më shumë informata, lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë.