Posta Hibride

Ofertë për shërbimin “Posta Hibride”

Në kuadër të shërbimeve që i ofron Posta e Kosovës ju mund të shfrytëzoni edhe shërbimin “Posta Hibride”.

Çka është shërbimi “Posta Hibride”?

Posta Hibride është kombinim i shërbimeve tradicionale postare dhepostës elektronike d.m.th është lidhje në mes teknologjisë më modernedhe asaj klasike. Qëllimi kryesor i Postës Hibride është përpunimi iinformacioneve,shtypja,palosja dhe shpërndarja e dërgesës në afat sa mëtë shkurtër kohor në destinacionin e dëshiruar të konsumatorit.

Përmes shfrytëzimit të shërbimit “Posta Hibride”ju përfitoni:

  • Kurseni paratë tuaja;
  • Kurseni kohën tuaj;
  • Kryerjen e shërbimeve në konfidencialitet të plotë;
  • Kryerjen e të gjitha procedurave në një vend - (dizajnim,shtypje,palosje,zarfim,shpërndarje etj);
  • Pranimin e raportit ku përfshihen të dhënat mbi dorëzimin edërgesave te klientët tuaj (ndërrimi i adresave,refuzimi,vdekja eklientit etj).