Mënyra e Porosisë dhe Pagesës

MËNYRA / PROCEDURA E PAGESËS:

Mënyrat e vetme për të paguar materialin filatelik tek ne, jane:

1.    Ardhja juaj personalisht në zyrën tonë.
1.1.    Do të informoheshi më detajisht rreth produkteve filatelike
1.2.    Do të paiseni me fletpalosje me pamje dhe informata të ndryshme, etj.
2.     Transferi bankar i shumës së kërkuar në llogarinë tonë rrjedhëse bankare (e cila do ju ipet në momentin që të pranojmë konfirmimin e sasisë nga ju).
3.    Në rast se dërgoni letër me para të gatshme në adresën tonë postare, duhet të jeni në dijeni që ne nuk marrim përgjegjësi për rrugën që bën letra juaj. Në rast të humbjes gjatë rrugës, kjo mbetet në rrezikun tuaj. Në qoftë se letra juaj arrinë tek ne në gjendje të rregullt, ne do të duhet të bëjmë deponimin e shumës suaj në llogarinë tone bankare. Në rast se do të dërgoni një shumë më të madhe se që porosia juaj kërkon, mbetja do ju mbetet si kredi për porositë tuaja të radhës.

Ne akoma nuk pranojmë:

1.    Çek,
2.    Pagesa online (Credit Card, Pay Pall).
3.    Kupona Ndërkombëtar (International Reply Coupon)

Në qoftë se vendosni të bleni pullat tona postare duke bërë transfer në llogarinë tonë bankare, ju lutem përcillni këta hapa:

1.    Bëni plotësimin e profaturës duke futur emisionet dhe numrin e sasisë përkatëse që e dëshironi.
2.    Na ktheni profaturën e plotësuar në email adresën tonë dhe prisni që të konfirmohet kërkesa juaj.
3.    Pasi të pranoni përgjigjen/konfirmimin e sasisë me të cilën mund të ju furnizojmë, në email do t’i bashkangjesim edhe shënimet tona bankare.
4.    Në ndërkohë presim konfirmimin nga sektori jonë financiar për transferin tuaj pas momentit që do të na njoftonit për transferin e bërë.
5.    Në ditën që bëhet dërgimi i porosisë suaj me postë, do të njoftoheni përmes e-mail’it.
6.    Dërgimi i porosisë suaj bëhet nga posta jonë zyrtare.
7.    Në momentin që na konfirmoni marrjen e porosisë dhe gjendjen e rregullt të materialit të blerë, mbyllim rastin.