Marrëveshja e administratave postare Kosovë-Shqipëri

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha  dhe Administratori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Leart Duraj, dje në Tiranë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për përpunimin e dërgesave postare me rrugë tokësore me transit të hapur nga Posta Shqiptare që kanë destinacionin final Postën e Kosovës.

Kjo Marrëveshje ka për qëllim përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së detyrimeve për dërgesat me transit të hapur, që arrijnë nga shtetet që nuk e njohin Kosovën si destinacion final si dhe përcaktimin e tarifave për përpunimin e këtyre dërgesave postare. 

Departamenti i Teknologjisë Informative, së shpejti do të lansoi shërbimin e gjurmimit të dërgesave postare në mes administratave tona postare. Bashkëpunimin në shërbimet bankare, si dhe bashkëpunimin në praktikat e sistemit të menaxhimit të përformances për punonjësit e postave tona.

Në këtë vizitë Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha ishte i shoqëruar me ekipin e tij menaxherial në përbërje prej; Zëvendëskryeshefi, Shefqet Avdija, Zyrtari Kryesor i Financave dhe Thesarit, Behxhet Maliqi, si dhe Drejtori i Shërbimit Postar, Vadat Tahiri.

Posta e Kosovës dhe Posta e Shqipërisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm shumëvjeçar në fusha të ndryshme në interes të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e dyja vendeve.