Sot, pa planifikim në kohën e drekës Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka takuar punonjësin e Postës së Kosovës, Skënder Cirku, postierin e dërgesave në zyrën postare nr.6 Prishtinë, i cili punon me përkushtim të lartë që nga viti 1980.
Kryeshefi Smakiqi tha se “Jam i lumtur që e takova në detyrat e tij, duke shpërndarë vetëm sot rreth 70 letra postare”, ndërsa e falënderoi nga zemra për kontributin e tij të çmuar për katër dekada në Postën e Kosovës, në shërbim ndaj qytetarëve tanë.
Fokus kryesor i Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës në krye të Menaxhmentit të kësaj ndërmarrje publike, do të mbetet ngritja e cilësisë së shërbimeve postare:
Shpejt, sigurt dhe lirë!