fbpx

Posta e Kosovës, bëri marrëveshje me Stacionin e Autobusëve në Prishtinë 

Me lidership profesional dhe me objektiv të ngritjes së të hyrave vetanake në listën e shumë partnerëve  afarist të Postës së Kosovës, sot Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ndërmarrjen Publike Komunale, Stacioni i Autobusëve Sh.A., Prishtinë.

Kryeshefi Ekzketiv, Xhevdet Smakiqi, ka mirëpritur dhe falënderuar për marrëveshjen e arritur me Kryeshefin Ekzekutiv, Luan Hoti, nga ndërmarrja publike lokale, Stacioni i Autobusëve Sh.A., në Prishtinë.

Menaxhmenti i Postës së Kosovës Sh.A., në krye me Kryeshefin Ekzekutiv, do të vazhdoi të zgjeroi shërbimet për klientët e Postës, për realizimin e ngritjes së të hyrave vetanake, për t’i sjell stabilitet ndërmarrjes.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi, do të krijojë lehtësira dhe ofrim të shërbimeve të shpejta, të sigurta dhe të lira!