Kampionati Botëror i Futbollit 2026 në pulla postare

Posta e Kosovës, me rastin e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit FIFA 2026, sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Kampionati Botëror i Futbollit 2026”.

Të realizuara përmes dy pullave postare dhe një blloku filatelik, këto krijime filatelike sjellin në mënyrë simbolike emocionin, pasionin dhe frymën bashkuese që përcjell ngjarja më e madhe sportive në botë. Përmes ngjyrave, elementeve artistike dhe simbolikës së futbollit, ky emision filatelik shndërrohet në një urë komunikimi që lidh njerëz, kultura dhe emocione përtej kufijve.

Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës vazhdon të dëshmojë rolin e saj në promovimin e vlerave universale përmes filatelisë, duke e kthyer pullën postare në një ambasadore të sportit, miqësisë dhe komunikimit njerëzor. Këto pulla postare nuk janë vetëm pjesë e koleksioneve filatelike, por bartëse të kujtimeve, emocioneve dhe mesazheve që qytetarët mund t’i shkëmbejnë mes tyre në frymën e kësaj ngjarjeje globale.

FIFA World Cup 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, për herë të parë në tri shtete organizatore: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ky edicion do të hyjë në histori si kampionati i parë me pjesëmarrjen e 48 kombëtareve.

Posta e Kosovës fton koleksionistët, bizneset dhe qytetarët që ta bëjnë pjesë të koleksioneve dhe komunikimit të tyre këtë emision të veçantë filatelik, përmes të cilit emocionet e futbollit, gëzimi i garës dhe fryma bashkuese e Kampionatit Botëror të përcillen nga njëri tek tjetri, në çdo letër, kartolinë apo kujtim që udhëton nëpër botë.

Ne e vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në këtë faqe dhe për të analizuar trafikun. Duke klikuar “Prano”, ju pajtoheni me përdorimin e tyre. Për më shumë informata, lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë.