Posta e Kosovës Sh.A. është certifikuar me standardin ndërkombëtar ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm strategjik në konsolidimin e standardeve të saj operacionale dhe të shërbimit.
Ky certifikim vërteton se proceset e Postës së Kosovës janë të standardizuara, të matshme dhe të orientuara drejt përmirësimit të vazhdueshëm, duke garantuar shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme për qytetarët, bizneset dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Për klientët, ky zhvillim nënkupton procese të qarta dhe të unifikuara në të gjitha zyrat postare anekënd vendit, trajtim të sigurt dhe efikas të dërgesave postare, si dhe një nivel të lartë të kujdesit ndaj klientëve, përfshirë matjen sistematike të kënaqësisë së tyre.
Menaxhimi i rrezikut, përdorimi i treguesve kyç të performancës dhe kultura e përmirësimit të vazhdueshëm janë tashmë pjesë përbërëse e modelit të menaxhimit dhe të funksionimit të përditshëm të Postës së Kosovës.
Certifikimi ISO 9001:2015 konfirmon orientimin strategjik të Postës së Kosovës drejt modernizimit, rritjes së efikasitetit operacional dhe ofrimit të shërbimeve cilësore, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.




English