Gjarpri helmues Vipera ammodytes në pulla postare

Posta e Kosovës lëshon sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare me titull ‘Diversiteti i gjallë – Vipera ammodytes’, kushtuar nepërkës me bri (Vipera ammodytes), një prej llojeve më karakteristike të gjarpërinjve helmues të faunës së Kosovës. Ky lloj luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit natyror dhe, megjithëse është helmuese, zakonisht shmang kontaktin me njerëzit. Përmes këtij emisioni filatelik, Posta e Kosovës synon të promovojë vlerat e biodiversitetit dhe rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore.

Emisioni i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Katedrën e Biologjisë.

Posta e Kosovës fton koleksionistët, bizneset dhe qytetarët që ta bëjnë pjesë të koleksioneve dhe komunikimit të tyre këtë emision të veçantë filatelik, përmes të cilit promovohen pasuria natyrore e vendit dhe rëndësia e ruajtjes së biodiversitetit.

Ne e vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në këtë faqe dhe për të analizuar trafikun. Duke klikuar “Prano”, ju pajtoheni me përdorimin e tyre. Për më shumë informata, lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë.