Sot, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, së bashku me Menaxhmentin e Postës së Kosovës, ka zhvilluar një takim me menaxherët Regjionalë dhe të një pjese të stafit profesional nga të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi për përmbylljen e një procesi të paligjshëm të ushtrimit të detyrave të stafit operativ të ndërmarrjes, që nga viti 2013.
U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, kërkoi nga menaxherët Regjionalë dhe stafi i tyre aktivitete të shtuara në ofrimin e shërbimeve për klientët e Postës së Kosovës, si dhe motivim në punën e tyre.
Menaxhmenti i Postës së Kosovës, edhe pse në krizë të Pandemisë COVID-19, në krizë të përgjithshme të afarizmit dhe të pamundësisë së arkëtimit të borxheve që i kanë ndërmarrjes tonë Qeveria dhe Telekomi i Kosovës, është fokusuar në ngritjen e të hyrave vetanake përmes ofrimit të shërbimeve të veta.
Posta e Kosovës: SHPEJT, SIGURT DHE LIRË!