Sot, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit me Kryeqytetin e Kosovës, priti në takim nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushin.
Kryeshefi Ekzekutiv në detyrë, në emër të Menaxhmentit të Lartë të Postës së Kosovës ka falënderuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe nënkryetarin, Muhedin Nushin për qasjen tejet profesionale dhe në interes të publikut karshi Postës së Kosovës.
Në këtë takim, u nënshkrua marrëveshja për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë, ndërmjet Postës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, si dhe u zotuan të dyja palët që edhe më tutje të thellohet bashkëpunimi i ndërsjellët.
Në fund, U.D. Kryeshefi Ekzektutiv, në shenjë mirënjohje z. Muhedin Nushi i dorëzoi bllokun filatelik dhe pllaketin me pullën postare me imazhin e personalitetit të shquar shqiptar, akademikut Pajazit Nushi, ndërsa i dorëzoi edhe Mirënjohjen postmortum të koleges tonë të ndjerë, motrës së tij, Leonora Nushi, për kontributin e saj sa ishte punonjëse e Postës së Kosovës.