Sot në mledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, është aprovuar Plani i Bizenesit për vitin 2021-2023.
Vlenë të theksohet se, për shkak të gjendjes së rëndë financiare dhe pa mundësisë së arketimit në Biznes Planin e aprovuar sot nga Bordi, janë harmonizuar pagat e gradave nga 17 deri 8, ndërsa shpenzimet e stafit janë reduktuar nga 6% deri në 30%. Nga ky planfikim i reduktimit të shpenzimeve të stafit, Posta e Kosovës ka kursyer rreth 300 mijë euro vjetore.
Bordi ka vlerësuar se kjo është një masë e domsoshme por përkohshme deri në tejkalimin e situatës së pandemisë, ndërsa haromonizmi i gradave do të rishikohet kohë pas kohe, varësisht nga përmirësimi i gjendjes do të vlerësohen gradat e Menaxhmentit të Lartë dhe të Mesëm, duke pasur parasysh ngritjen e të hyrave dhe forcën e likuidititetit.
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, ka kërkuar motvim shtesë nga Menaxhmenti për të ngritur të hyrat dhe përmirësuar rezultatin finaciar të Postës së Kosovës.