fbpx

Komisioni i Pullës Postare anulon dy emetime të pullave postare

Komisioni i Pullës Postare, vendosi të anuloi dy emetime të rregullta postare nga programi 2020: “ Lojrat Olimpike 2020“ dhe “Euro 2020 – Kampionati Evropian i Futbollit”.

Për shkak të pandemisë globale Covid 19, si pasojë e saj nuk u mbajtjën  dy ngarjet sportive me karakter ndërkombëtarë që ne kishim  për tematikë, prandaj nuk mbeti arsyeshmëria e emetimit të tyre.

Filatelia e Postës së Kosovës, falënderon të gjithë personat që konkuruan me punimet e tyre, të cilat munden t’i tërheqin ato pa problem.

 

Ju faleminderit për mirëkuptim!