Sot, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka përzgjedhur në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, z.Xhevet Smakiqi, konfrom nenit 21 të Ligjit Për Ndërmarrjet Publike, përmes konkursit publik.
Bordi ka udhëhequr një proces transparent, të drejt për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar, ndërsa ka përzgjedhur kandidatin më të përshtatshëm profesionalisht, z. Xhevdet Smakiqi, i cili ka mbi 15 vite përvojë menaxhuese në Postën e Kosovës.
Gjatë intervistës së kandidatëve, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve kishte ftuar për monitorim organizatën BIRN, për të qenë më transparent në tërë këtë proces, ndërsa ka në dispozicion për secilin organizatë apo media të interesuar çdo dokument për secilin kandidat, deri në vendimin e përzgjedhjes.
Bordi i Përkohshëm i Drejtoreve, është i vetëdijshëm për gjendjen e ndërmarrjes publike, Posta e Kosovës, andaj përzgjedhja e Kryeshefit Ekzkeutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe.
Ky vendim do të ndikoi në përmirësimin e vendimmarrjes, e cila ka qenë që një vit pothuajse me ushtrues detyre si pozitë kyçe e ndërmarrjes.