Posta e Kosovës, më afër qytetarëve të Besianës!

Sot, në ditën e parë të punës, pas zgjedhjes së tij Kryeshef Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, me bashkëpunëtorët e tij u mirëprit në Komunën e Besianës, nga Kryetari, Shpejtim Bulliqi me stafin e tij.

Në zbatim të vizonit dhe planit për dyfishimin e të hyrat vetanake nga shërbimet postare dhe komerciale, Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, falënderoi  dhe i shprehi mirënjohje Kryetarit, Shpejtim Bulliqi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Postës së Kosovës me Komunën e Besianës.

Ata sot zyrtarizuan tre marrëveshje bashkëpunimi, për Shpërndarjen e Tatimit në Pronë, për hapjen e sportelit të Postës, brenda objektit të administratës komunale, si dhe për Shërbimi Postar, që Posta e Kosovës dhe Komuna e Besianës ta kenë në qendër të prioriteteve interesin publik dhe lehtësimin e marrjes së shërbimeve për qytetarët llapjanë.

Kryeshefi Ekzektutiv, Xhevdet Smakiqi dhe Kryetari i Komunës së Besianës, Shpejtim Bulliqi, u zotuan që në vazhdimësi do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen për interesin e qytetarëve me projekte sa më atraktive.

SHPEJTË, SIGURT DHE LIRË!

Ne e vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në këtë faqe dhe për të analizuar trafikun. Duke klikuar “Prano”, ju pajtoheni me përdorimin e tyre. Për më shumë informata, lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë.