Zyra e Kryeshefit Ekzekutiv, organizoi ceremoni për pensionimin e katër punonjësve

Sot për ndërmarrjen tonë ishte një ditë e veçantë, Zyra e Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, organizoi një ceremoni falënderimi dhe përshëndetje me rastin e pensionimit të katër  kolegëve tanë të Postës së Kosovës.

Kryeshefi Smakiqi, në emër të tij dhe të gjithë kolegëve të ndërmarrjes, falënderoi për kontributin shumëvjeçar deri në pension të kolegëve tanë të dashur dhe shumë të respektuar, Nevruz Kuqi, Daut Hoxha, Gazmend Ukmata dhe Imi Zekolli, me të cilët mburremi  edhe pse do të na mungojnë në punë.

Gjithashtu, kolegët që u pensionuan shprehën falënderime për ndërmarrjen dhe gjithë kolegët e saj, që për shumë vite i shërbyen me nder dhe krenari qytetarëve të Kosovës, në kohë e rrethana të ndryshme. Ata bashkë me të pranishmit, ndanë disa kujtime mbresëlënëse që i përjetuan gjatë punës së tyre.

Në përmbyllje të kësaj ceremonisë me urime të përzemërta e lutje për shëndetin dhe mirëqenien e kolegëve tanë tanimë të pensionuar, Kryeshefi Ekzekuti, Xhevdet Smakiqi i ndau Mirënjohje secilit prej tyre për kontributin e dhënë në Postën e Kosovës.