Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”.

Kosova rriti sportistë kulminant që lartësuan flamurin tonë me medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta. Reprezentacioni ynë 6 anëtarësh, vajzat dhe djemtë tanë të artë, do ta përfaqësojnë Kosovën në disiplinat sportive të xhudos dhe boksit në “Paris 2024”.

Pulla postare dhe blloku filatelik, mbështetës besnikë të sportistëve tanë, veprojnë si ambasadorë të veçantë duke nderuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve tanë në Lojërat Olimpike Verore përmes letërdërgesave në mbarë botën.

Ky emision i pullave postare do të jetë në qarkullim postar dhe në dispozicion të konsumatorëve deri në konsumin e plotë.

 

 

Ne e vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në këtë faqe dhe për të analizuar trafikun. Duke klikuar “Prano”, ju pajtoheni me përdorimin e tyre. Për më shumë informata, lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë.